Vidhte ilaçet kundër COVID-19 në farmacinë e spitalit të Korçës, gjykata në lë në burg infermierin

Gjykata në Korçë ka lënë në burg infermierin Nikolin Ciko, i cili është arrestuar pasi ka vjedhur medikamente anti-Covid dhe pajisje në farmacinë e spitalit të Korçës.

43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit, në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti.

Vlera e ilaçeve dhe pajisjeve të vjedhura arrin mbi 1.000.000 lekë.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se i ka vjedhur për të shlyer borxhet dhe një kredi./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 11:51