Vidhnin bankomate me karta të klonuara dhe të vjedhura në Tiranë, në kërkim 3 shtetas rumunë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Goldish Axe”, tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim në Tiranë,

Këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.

Policia po lokalizon automjetin tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë ngjarjeve.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.