Një xhami ka rërë pre e grabitësve për të tretën herë rradhazi ditën e djeshme në fshatin Podgorie të Maliqit.
Arka në të cilën mbaheshin të hollat që hidhnin besimtarët është hapur nga hajdutet duke marrë gjithçka kishte brenda.
Sipas hoxhës i cili konstatoi i pari ngjarjen autorët kanë hyrë nga dritarja e xhamisë.
Arka, e cila nuk ishte hapur që nga muaji i madhërishëm i ramazanit sipas hoxhës mbante brenda rreth 200 mijë lek te vjetra por ajo që kërkon hoxha pas gjithë kësaj është kapja dhe vënia përpara përgjegjësive autorët pasi kjo xhami është vjedhur 3 herë.
Objektet e kultit në juglindje të vendit shpesh herë kanë rënë pre e vjedhjes, ndërsa shumica e ngjarjeve kanë mbetur pa autorë./albeu.com