Videoskandali në zyrë, Apeli jep vendimin për Safet Gjicin dhe Almën

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës për ish-kryebshkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe vajzën që u shfaq në videoskandalin seksual në zyrën e tij, Alma K.

Sipas vendimit, Gjici mbetet në burg dhe Alma në arrest shtëpiak.

Kujtojmë se të dy kishin bërë kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë, gjë që është refuzuar.

Ndaj Gjicit rëndon akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videoskandalin e plotë seksual ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma K., dilte në pah biseda e tij me të, për një tender për sterilizimin e qenve.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 


Shtuar 14.07.2023 12:42