Videoja erotike e Gjicit, Klodiana Lala: Ka dyshime se Alma K. nuk veproi vetëm

Gazetarja klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me gjyqin që u mbajt sot ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe vajzës që shfaqet në videon erotike me të, Alma K.

Lala tha në emisionin “Open” se prokuoria ka dyshime se Alma K. nuk ka vepruar e vetme.

Sipas gazetares, nga mënyra si kontrollohet videoja nga telefoni dhe si vajza largohet nga bashkia e komunikon me nënkryetarët, ka dyshime për bashkëpunëtorë.

“Prokuroria e Posaçme ka dyshime të forta se gruaja nuk ka vepruar e vetme pra ka patur bashkëpunëtorë për mënyrën e si është organizuar filmimi.

Bëhet fjalë për një gotë ku ishte vendosur kamera e sigurisë sepse çanta është mbajtur në paradhomë nga sekretarja e Zotit Gjici.

Nga mënyra se si kontrollohet videoja nga telefoni dhe se si ajo largohet nga ambientet e bashkisë dhe si komunikon me nënkryetarit shtohem dyshimet për bashkëpunëtorë.
Mbetet për tu parë nëse janë kundërshtarë të zotit Gjici, palë të politikës, apo grupe kriminale. Kjo çështje besoj do zgjidhet për sa kohë është arritur të sekuestrohen pajisjet me të cilat është kryer përgjimi”, ka deklaruar ajo.

 


Shtuar 26.06.2023 22:42