Ylli i njohur i YouTube, Ishowspeed, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri sot dhe është pritur në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Rama e priti në zyrë ndërsa zhvilluan dhe një bisedë bashkë, rreth mënyrës si ylli i Youtubit ka njohur Shqipërinë.
Pjesë nga biseda:
Ishowspeed: Edi Rama, djali im! Më jep një përqafim! Jam një fans i madh i yti
Edi Rama: Si u bëre fansi im
Ishowspeed: Jam shqiptar vëlla, je i pari kryeministër që kam takuar
Rama: Vërtet
Ishowspeed: Po vëlla! Është çmenduri, e dua këtë vend
Edi Rama: Kjo është tryeza ime! Unë pikturoj
Ishowspeed: Je piktor? Je edhe artist?! Dreqin! Se prisja këtë nga ju
Rama: Ulu atje
Ishowspeed: Po, po ulem
Rama: Po, jam artist
Ishowspeed: Pra je artist?
Rama: Kam qenë artist më parë, më pas kryeministër
Ishowspeed: Pra, të gjitha këto janë pikturat e tua? I ke bërë ti të gjitha në këtë dhomë
Rama; Po
Ishowspeed: Uau! Ke pikturuar më parë?
Rama: Gjithë jetën time, që kur kam qenë tre vjeç! Do të të jap librin tim
Ishowspeed: Jemi i emocionuar, seriozisht
Rama: Kur ke ardhur në Shqipëri
Ishowspeed: Sapo kam mbërritur, 2-3 orë më parë
Rama: Si u ndjeve kur erdhe?
Ishowspeed: Erdha për kulturën, duhej të vija
Rama: Kur ke dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë
Ishowspeed: Ishte një moment kur dikush, një futbollist që bëri simbolin e shqiponjës. Pas kësaj thashë duhet të vij në Shqipëri.
Rama: Ku jeton?
Ishowspeed: Jam nga Portugalia, por jetoj në Amerikë
Rama: Pra, je Youtuber?
Ishowspeed: Po, youtuber jam
Rama: Cfarë bën në YouTube?
Ishowspeed: Drejtpërdrejt shkoj në vende, luaj lojëra, lojëra futbolli, gjera të tilla
Rama: Më thanë që të takoja dhe mendova kush qenka ky djalë
Ishowspeed: Pse mos të takohemi, është nder dhe për mua.