Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Përmes disa pamjeve të publikuara në TWitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.
Të lidhura
None found
Kosova’da meydana gelen olaylar sonrası bölgede görevlendirilen 65’inci Mekanize Piyade Tugay Komutanlığımıza (Lüleburgaz) bağlı komando taburu, Kosova’ya intikale başladı.#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/uuCyGs7eV0
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2023
Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.
Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./REL/
