VIDEO/ U vra më sëpatë nga kunati, gjaku i viktimës ende në rrugë, pamje nga vendngjarja në Elbasan

Dalin pamjet nga venDngjarja ku u vra Alma Qejvani. 44-vjeçarja fatkeqe u qëllua për vdekje me sëpate nga kunati i saj, burri i motrës, Tefik Tashi.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 në fshatin Kusarth në Elbasan. Autori e qëlloi kunatën me sëpatë në rrugë.

Siç duket edhe nga pamjet gjaku i viktimës është ende në rrugë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes e as motivi që çoi autorin në këtë krim makabër.

Autori u kap nga policia në Bradashesh duke ecur, ndërsa në dorë mbante sëpatën të mbuluar me gjak. Policia bën me dije se ishte më terren për të arrestuar autorin që plagosi sot me armë ish-kreun e PD-së në Peqin, Diell Çela.

Por gjatë kontrollit efektivët hasën një person të dyshimtë me sëpatë në dorë, Tefik Tashin. Policët u vunë në ndjekje të tij e për pasojë arrestuan Tefik Tashin, banues në fshatin Shirgjan

Aty policia u vu në dijen të vrasejs së 44-vjeçares në Kusarth./albeu.com/