Një bisedë e tensionuar mes Lim-it dhe Albës ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre brenda reality show-t. Gjatë një diskutimi te krevati i Njishit, Limi shprehu se Alba e sheh lidhjen e tyre si diçka kalimtare. Kjo deklaratë dukshëm preku Albën, e cila u shpreh e habitur dhe e prekur.
“Nuk mund të lë gjurmë publikisht për diçka kalimtare,” tha Alba, duke theksuar se për të kjo marrëdhënie nuk është thjesht lojë. Ajo theksoi se është një person shumë privat dhe ndjen turp për të shprehur ndjenjat e saj para kamerave. Limi, nga ana tjetër, tha se nuk ka komplekse dhe theksoi se nuk ka marrë asgjë nga Alba pa dëshirën e saj.
Debati i tyre nxori në pah dallimet në mënyrën se si e përjetojnë dhe e shfaqin marrëdhënien e tyre. Ndërkohë që Alba kërkon qartësi dhe intimitet emocional, Limi duket më i relaksuar dhe i ftohtë në trajtimin e ndjenjave të shfaqura në një mjedis publik. A është kjo një krizë e momentit, apo një ndarje që po vjen? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme të “Ferma VIP”.
Alba: Nuk mundem unë të lë gjurmë publikisht, për diçka qejfi kalimtare.
Limi: Te ne nisi gjithçka si lojë.
Limi: Po, dëshirë, denim, diçka kështu. Patjetër që kemi pëlqim për njëri-tjetrin. Ne jemi njësoj, si ti si unë. S’ka lidhje që ti më dhe më shumë dhe unë të ndihem i detyruar.
Alba: Nuk po dal këtu. Po them që dyshojnë që unë e kam kalimtare me ty.
Limi: Jemi në reality show dhe çdo gjë është jep-merr. Në asnjë moment nuk të kam marrë diçka pa dëshirë. I ke dhënë puthje dikujt që pëlqen. Dhe çfarë ka këtu?
Alba: Pak më parë më the që e sheh kalimtare. Unë po të them që nuk e shoh kalimtare. U çudita si mund ta marrësh ashtu.
Limi: Çdo gjë është si reagon.
Alba: Unë jam e turpshme kur vjen puna te marrëdhënia ime. Jam ekstremisht private. Është hera e parë që më ndodh diçka publikisht.
Limi: Edhe për mua. Po më duket sikur edhe puthjet i paske dhënë me dy mendje. Si të kuptoj kur nuk flet?
Alba: Ti i sheh veprimet e mia. Dua ta bëj të qartë që nuk e shoh si kalimtare. Mua më vjen turp para kamerave.