VIDEO/ Të shtëna me armë gjatë një loje futbolli, vdes 16-vjeçari

Një person ka vdekur dhe disa janë plagosur pas  të shtënave në një lojë futbolli në shkollën e mesme  në Oklahoma City të premten mbrëma, konfirmoi policia lokale të shtunën.

Të shtënat ndodhën gjatë ndeshjes mes Del City dhe Choctaw të premten mbrëma.

Në video lojtarët dhe zyrtarët shihen duke vrapuar në panik.

Shefi i policisë së Choctaw Kelly Marshall tha të shtunën se një numër i panjohur personash kanë qëlluar me armë.

Marshall konfirmoi se një djalë 16-vjeçar kishte vdekur. I riu nuk ishte student i shkollave të mesme Choctaw ose Del City, sipas Marshall.

Një 42-vjeçar është transportuar në spital me plagë në kraharor dhe ndodhet në ICU në gjendje të qëndrueshme sipas policisë.

Një vajzë 15-vjeçare e qëlluar me plumb në kofshë ka marrë mjekim dhe është larguar.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e asnjë prej viktimave.


Shtuar 26.08.2023 21:13