Ka përfunduar me rezultatin 1 me 3, sfida e vlefshme për javën e 17-të të Premier League pa si fitues ekipin e Jurgen Klopp, të cilët pas më shumë se 1 muaji pushim nuk kishin të ndalur ditën e sotme.
Ndeshja nisi me vrull, ku që në minutën e 5’, pas një aksioni fantastik ekipor, Mohammed Salah gjeti rrugën e rrjetës duke i kaluar të tijët në avantazh. Në pjesën e parë, Liverpool do të gjente sërish rrugën e rrjetës, ku në minutën e 20’, Joel Matip e çoi rezultatin në 0 me 2, por pas një rishikimi të golit në VAR, festimet e “të kuqve” u ndërprenë.
Mirëpo, gëzimi në fytyrat e tifozëve do të ktheheshin në minutën e 37’, teksa van Dijk gjen bukur një pasim brenda zonës dhe mposht lehtësisht portierin Olsen.
Me startin e pjesës së dytë loja u duk sikur ndryshoi, me Ëatkins që shënoi në minutën e 46’, por sistemi VAR ishte sërish prezent dhe e prishi festën e vëndasve, por s’do ndalonte këtu pasi në minutën e 59’, Ëatkins gjen sërish rrugën e rrjetës, por këtë herë në mënyrë zyrtare.
Ndeshja do të vulosej në minutën e 81’, ku i sapofuturi në fushën e lojës, 18-vjeçari, Stefan Bajteçiç shënoi golin e tij të parë me fanellën e “të kuqve” dhe vulosi përfundimisht rezultatin në 1 me 3.
Me këtë fitore Liverpooli shkoi ngjitet në vendin e 6-të në renditjen e Premier League me plot 26 pikë. /albeu.com