Luan Llanaj është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.
Lokalizmi dhe arrestimi i 47-vjeçarit u bë në fshatin Bishan, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Llanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e tij./Albeu.com