Një nga vullkanet më aktivë në botë ka shpërthyer sërish në Hawaii, gati një muaj pasi ndaloi lëshimin e llavës, thanë shkencëtarët.
Lava e ndezur u vu re brenda vullkanit Kilauea të Havait të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Imazhet e kamerës në internet treguan rrjedhjen e llavës brenda kraterit.
Zyrtarët thonë se shpërthimi aktualisht nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për komunitetet aty pranë.
Është shenja e parë e aktivitetit brenda vullkanit që kur Kilauea dhe fqinji i tij më i madh Mauna Loa ndaluan së shpërthyeri në dhjetor./Albeu.com/