VIDEO/ Rusia “gati” për një sulm bërthamor nga toka, ajri dhe deti

Rusia kreu me sukses stërvitjet e sulmit bërthamor. Siç thuhet në një deklaratë të Kremlinit, Rusia ka testuar aftësinë e saj për të nisur një sulm masiv bërthamor, nga toka, ajri dhe deti, në përgjigje të një sulmi të mundshëm kundër saj.

“Lansimet testuese të raketave balistike dhe raketave të lundrimit u kryen gjatë një stërvitjeje”.

Televizioni shtetëror rus tregoi ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Forcave të Armatosura Valery Gerasimov duke informuar Presidentin Vladimir Putin  mbi stërvitjen përmes video-telefonatës.

Në deklaratën e Kremlinit thuhej se një raketë balistike ndërkontinentale Yars u hodh nga një poligon testimi në Lindjen e Largët Ruse, se një nëndetëse me energji bërthamore lëshoi ​​një raketë balistike nga Deti Baltik dhe se bombarduesit strategjikë Tu-95MS lëshuan raketa lundrimi.

Stërvitja vjen 20 muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe në një kohë kur Rusia është në mosmarrëveshje me Perëndimin./ALbeu.com


Shtuar 26.10.2023 08:54