VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Malësi të Madhe, përmbyten bizneset dhe banesat

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje në Bashkinë e Malësis së Madhe. Situata ka qenë më problematike në qendër të Koplikut, në lagjen Culaj dhe zonën e Bajzës.

Banorët tregojnë se niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër dhe kanë qenë të bllokuar. Një situatë e tillë ndodh për herë të parë dhe kërkojnë zgjidhje.

Situata ka qenë e rënduar për disa orë thotë kryebashkiaku Tonin Marinaj. Ai tregon se janë më shumë se 20 banesa të përmbytura dhe është rasti i parë që ndodh kjo situatë.

Edhe për prefekten e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, është një situatë e paprecedentë. Ajo theksoi se prefektura po përgatitet për situatën e përmbytjeve.

Kjo situatë ka ardhur edhe si shkak i bllokimit të kolektorëve dhe daljes nga shtrati të Përroit të Thatë.

Njoftimi i policisë Malësi e Madhe

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i përrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi.

Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 13:12

Tags: