Kryeministri Edi Rama përmes një videoje nga Hiroshma ka dhënë një mesazh në 1-vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.
Rama ndodhet prej disa ditësh në një vizitë zyrtare në Japoni.
Në përvjetorin e luftës, Rama thekson se Ukraina ka shfaqur rezistencë të pashembullt nën udhëheqjen e liderit Zelensky.
Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së aleatëve për Ukrainën.
Rama: Shumë menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi sot, një vit rezistencë heroike e popullit ukrainas nën lidershipin guximtar të Zelenskyt me mbështetjen e botës demokratike. Tani është e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Kam nderin ta bëj këtë mesazh nga Hiroshima. Të luash sot me fjalën bombë atomike sikut flet për kukulla është vërtet një turp i njerëzimit tonë. Kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e gjithë vendeve demokratike dhe vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë dhe integritetin njerëzor. E shkuara duhet të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp.
/Albeu.com/