VIDEO/ Publikohet momenti i arrestimit të 20-vjeçarit Kristjan Sterjo, akuzohet për vrasjen e Joan Zukos

Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit që akuzohet për vrasjen e Joan Zukos në Korçë.

Sterjo u arrestua në mesnatë nga Policia e Korçës, pranë Mitropolisë, teksa po kthehej në banesë për të marrë para dhe për të vijuar arratinë.

Mësohet se 20-vjeçari kishte qëndruar i fshehur për rreth gjashtë orë pranë varrezave të qytetit, në zonën e njohur si “Fusha e Druve”.

Pas lokalizimit, policia ndërhyri dhe bëri të mundur arrestimin e tij, duke i dhënë fund arratisë disa orëshe pas ngjarjes së rëndë.

Dëshmia e autorit

Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Hetimet

Hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve.

Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

Në video gjatë momentit të arrestimit, policia dëgjohet t’i thotë “shtrihu në tokë”:

 


Shtuar 9.08.2026 10:51

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş