Këtë të enjte, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi u regjistrua në Shkodër. Sipas informacioneve policore, një 50-vjeçar ka humbur jetën.
Siç shihet në pamjet nga kamerat e sigurisë, aksidenti ka ndodhur në orën 7:55. Një person me biçikletë shihet që po ecën në anë të rrugës, ndërsa paralel me të edhe një furgon, më pas ndodh edhe përplasja fatale me një makinë që vinte përballë.
Mësohet se automjeti tjetër i përfshirë në aksident, një Benz ka qenë në korsi të kundërt pasi ka bërë parakalim dhe janë përplasur kokë më kokë.
Përplasja tepër e fortë çoi në humbjen e jetës së personit që ishte në biçikletë dhe plagosjen rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

