VIDEO/ Protestuesit hedhin kapsolla e flakadanë në shkallët e kryeministrisë

Ka zgjatur më pak se dy orë protesta e thirrur nga Sali Berisha në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa mbylli fjalën e tij në podium ku njoftoi protestën e radhës ditën e hënë para parlamentit, protestuesit kanë nisur të hedhin shashka e tymyese drejt kryeministrisë

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, kapsollat kanë krijuar tym dhe kanë prishur radhët e policisë.

Pas këtij momenti nuk ka pasur incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë./Albeu.com


Shtuar 11.02.2023 14:02