Detaje nga protesta e Berishës, protestuesit do të ndahen në tre grupe, kush e mban fjalën i pari

Mijëra qytetarë janë nisur nga shumë qytetet të vendit për të mbërritur në protestën e Sali Berishës në kryeqytet. Protesta është thirrur të mbahet në orën 19:00, ndërsa demokratët e parë kanë filluar të grumbullohen tek selia “Blu”.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaj, raporton se është parashikuar që demokratët dhe protestuesit e tjerë të ndahen në tre grupe dhe më pas të bashkohen para kryeministrisë. Grupi i parë do të jetë tek Sheshi Skënderbej ku do të grumbullohen protestuesit që vijnë nga qytetet veriore të vendit.  Juglindja do të grumbullohet pranë fakultetit Ekonomik, ndërsa protestuesit që vijnë nga jugu do të grumbullohen tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta.