Orges Mona dhe Erlind Shehaj kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.
Ata akuzohen për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës.
Por, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit.
Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe i riu është shoqëruar në ambientet e spitalit.
Të rinjtë Shehaj dhe Mona grabitën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë.
Të dy personat e arrestuar janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve./Albeu.com/