VIDEO/ Momenti tronditës kur dallgët e detit “gëlltisin” anijen në Lesvos

Një video tronditëse nga momenti kur anija Raptor fundoset në brigjet e Lesvos është publikuar nga një faqe interneti turke.

Anija mund të shihet në video duke luftuar për të qëndruar në det.

Dallgët e detit “gëlltitin” skeletin e anijes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Denizcilik Bilgileri (@denizcilikbilgileri)

Raptor ishte nisur nga porti egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin. Anija e mallrave mbante kripë ndërsa ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Në kushte të përmirësuara të motit dhe në pandërprerje vijojnë kërkimet për gjetjen e 12 anëtarëve të ekuipazhit.

Nga operacioni gjigant i kërkim-shpëtimit që nisi që nga mëngjesi i së dielës, kur anija lëshoi ​​sinjalin e fatkeqësisë, një 40-vjeçar egjiptian (i specializuar si naftëtar) i anijes është gjetur i gjallë dhe një trup i cili u transferua në portin e Mytilene. Sipas informacioneve, trupi tashmë është identifikuar dhe i përket një marinari egjiptian 30-vjeçar./albeu.com


Shtuar 27.11.2023 13:21