VIDEO/ “Mirësevjen në Shqipëri President”, Macron mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

“Mirësevjen në Shqipëri President Macron!”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është pritur me ceremoni zyrtare mëngjesin e sotëm, 17 tetor në ambientet e Presidencës.

Ai është pritur nga Presidenti i vendit tonë, Bajram Begaj.

Pas interpretimit të himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Francës, u bë kalimi para truprojës dhe dy Presidentët u drejtuan drejt ambienteve të brendshme të Presidencës.

Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të institucionit shtetëror, Macron, ashtu siç e do edhe tradita, nënshkroi në librin e të ftuarve brenda Presidencës dhe më pas vijoi takimin ‘kokë më kokë’ me Begajn për gati 30 minuta.

Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Presidenti francez humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë./Albeu,com


Shtuar 17.10.2023 08:38