VIDEO/ Me shpejtësi të çmendur, drift në mes të Tiranës, gjobitet me shumën e majme shoferi

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike një shofer i cili po kryente manovra të rrezikshme në mes të kryeqytetit.

Siç shihet në videon e bërë publike nga policia, shoferi bën drift në sheshin “Nënë Tereza” në mes të ditës duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve.

Si pasojë, ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe është dëshkuar me masë administrative 60 000 lekë.

Policia thekson: Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

/Albeu.com/ 


Shtuar 24.08.2023 19:12

Tags: ,