VIDEO/ Manchester United “dorëzohet” në fund, Crystal Palace i rrëmben “djajve” 1 pikë në shtëpi

Manchester United nuk ka arritur dot të mbajë rezultatin përballë “shqiponjave”, të Crystal Palace, marrë vetëm 1 pikë, në një përballje e cila shihte “djajtë e kuq”, si favoritë në letër.

Në pjesën e qartë pati një dominim të pastër të “djajve”, me këta të fundit që arritën dhe të zhbllokonin shifrat e ndeshjes, pas një goli të bukur të fantazistit portugez, Bruno Fernandes në minutën e 43’-të, të sfidës. Megjithatë nuk do të përfundonte me kaq.

Pas shumë përpjekjeve për të arritur qoftë edhe një barazim në pjesën e dytë të lojës, vendasit e Crystal Palace arritën t’a gjenin atë gol, ku në “frymën e fundit”, në minutën e 93’-të, të sfidës anësori anglez i sulmit të Palace, Michael Olise shënon një “eurogol” nga goditja e dënimit.

Pas këtij barazimi, Manchester United e gjen veten në vendin e 3-të, të kampionatit anglez me 39 pikë, po aq sa Manchester City i vendit të 2-të. Ndërkaq, ditën e dielë “djajtë” do të udhëtojnë drejt Londrës, ku do të përballen me Arsenalin e vendit të parë. /albeu.com