Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares shqiptare që la foshnjën katër muajshe në makinë për 40 minuta në Selanik, për të bërë pazare me shoqen e saj.
22-vjeçarja ka dalë sot para gjykatës ku është shpallur fajtore për pakujdesi dhe ekspozim në rrezik të fëmijës së saj.
Të lidhura
None found
Ajo është paralajmëruar se nëse ndodh sërish diçka e tillë do të dënohet me burg. E reja tha se e kishte lënë fëmijën në makinë sepse foshnja ishte në gjumë dhe se nuk kishte në plan që të vonohej shumë.
22-vjeçarja kishte lënë beben në makine me xhamat gjysmë hapur në parkingun e dyqanit ku ajo kishte shkuar.
E reja ttha se vonesa kishte ndodhur për shkak se në dyqanin ku ishte futur për të blerë diçka, kishte pasur shumë radhë.
“Bëra një gabim të madh, kërkoj shumë falje. E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë në makinë sepse e ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehesha shpejt. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, tha 22-vjeçrja në gjuhën shqipe për mediet greke.
Ndërsa avokatja e saj tha se e reja është nën e 3 fëmijëve dhe se ngjarja shte një gabim për të cliin e reja kërkoi ndjesë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në lindje të Selanikut, ndërsa foshnja ka mbetur vetëm në automjet për të paktën 40 minuta./albeu.com/
