VIDEO/ Kryebashkiaku grek “plaset si thes” në tokë para fjalimit

Kryebashkiaku i Volosit është përfshirë në një incident të pakëndshëm mbrëmjen e sotme.

Teksa po ngjitej në podium për të mbajtur fjalimin e tij parazgjedhor, Achilleas Beos, u pengua dhe u rrëzua.

Mesa duket ai nuk e ka llogaritur lartësinë e platformës dhe ka kërcyer, por pa sukses.

Megjithatë, kryebashkiaku u ngrit menjëherë dhe përshendeti popullin.

Ai e kaloi incidentin me humor dhe i tha qytetarëve duke qeshur “rashë”./Albeu.com


Shtuar 6.10.2023 22:42