VIDEO/ Katër të vdekur nga zjarri në një spital në Hamburg, disa të plagosur

Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në qytetin Ulchen, në jug të Hamburgut, njoftoi sot policia lokale.

Janë mbi 10 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, theksoi i njëjti burim.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Zjarri shpërtheu në orën 22:45 ditën e djeshme dhe kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte “shumë tym” , thuhet në deklaratë.

“Ka pasur thirrje për ndihmë ”, shtoi policia.

Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë kanë vazhduar me largimin e personave nga spitali dhe kanë marrë masat për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Deri në mëngjesin e sotëm, shkaku i zjarrit ende nuk ishte përcaktuar dhe autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në kuadër të hetimeve të tyre. Sipas vlerësimeve të para, dëmi material i shkaktuar në spital mund të kalojë një milion euro, tha policia./albeu.com


Shtuar 5.01.2024 13:19