VIDEO/ Kamionët me ndihma hyjnë në Gaza, shpërthejnë festimet, banorët këndojnë e kërcejnë

Kanë kaluar dy javë që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit.

Sot, më 21 tetor, kamionët e parë që transportonin ndihma në Gaza kaluan kufirin Rafah, duke lejuar 20 kamionë me ndihma humanitare të hyjnë në Rrip, ku do të shpërndahen nga stafi i OKB-së në terren.

Kamionët transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe (por jo karburant).

Festimet shpërthyen në të dy anët e vendkalimit pasi ndihma humanitare e nevojshme hyri në Gaza.

Sakaq, Izraeli dha një vlerësim të përditësuar të numrit të pengjeve që mbahen në Gaza, duke e vendosur numrin në 210. Kjo nuk përfshin një nënë dhe vajzë amerikane që u liruan brenda natës.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 4,385 njerëz kanë vdekur në dy javët e fundit dhe OKB raporton se 17 punonjës nga agjencia e saj UNRWA janë vrarë.

Sulmet e Hamasit në Izrael kanë vrarë rreth 1,400 persona, dhe më herët ushtria izraelite tha se të paktën 307 ushtarë ishin vrarë që nga 7 tetori./Albeu.com


Shtuar 21.10.2023 17:14

Tags: ,