VIDEO/ Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj shkon në SPAK

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se Denaj ka hyrë në ambientet e Prokurorisë rreth orës 10:30.

Nuk dihet ende shkaku pse është thirrur.

Kujtojmë se SPAK po heton lidhur me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim.

Anila Denaj u ul në postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.

Ka mbajtur postin e ministres së Financave nga dhjetori 2018 deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj./albeu.com/ 


Shtuar 4.08.2023 10:54