VIDEO/ Ilda Bejleri zgjedh ditën e veçantë, prezanton për herë të parë partnerin

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka zgjedhur që jetën private ta bëjë shumë hermetike para syrit të publikut. Mirëpo, me 1 vjetorin e ditëlindjes së vajzës moderatorja zgjodhi të mos fshihej më duke na prezantuar me partnerin e saj.

Dyshja duken tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në krah mbajnë Sianën, vajzën e tyre. Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin nga mediat, pasi prej shumë kohësh po shijon një romancë me një biznesmen.

Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht të bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa përsa i përket aspektit profesional ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emsioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe siç është “T’ka mami yll” .

@zonevip.al #ildabejleri #zonevip #virale #shqiperia #fy #tirana #love ♬ Sa Shume Te Dua – Miriam Cani


Shtuar 8.08.2023 23:01