Autori 45-vjeçar i vrasjes mizore të mikut të tij 50-vjeçar, në lindje të Selanikut, ka dalë sot para Gjykatës.
Sipas BW, bëhet fjalë për Leonard Refik Kurtin me origjinë nga Elbasani.
Ndaj tij u ngrit akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
https://www.youtube.com/watch?v=AbdCpOVHVjI
Sipas informacioneve, 45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.
Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku para se të ndodhte vrasja.
“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha Kurti.
Autori, i cili u dorëzua pasditen e së premtes, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e kishte lënë makinën që po drejtonte mesditën e së enjtes dhe ku ishte arma me të cilën ka vrarë viktimën.
Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima jashtë karburantit dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51./Albeu,com.