Chelsea nuk është lodhur aspak në “Stamford Bridge”, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, Bournemouth në një përballje që nuk pati shumë emocion.
Me fillim e lojës, djemtë e Potter u hodhën menjëherë në sulm, duke kërkuar golin që nga minuta e parë e ndeshjes. Mirëpo do të ishte Kai Havertz, i cili hapi siparin e golave në minutën e 14’, pas një krosimi të ulët nga Raheem Sterling në krahun e djathtë. Goli i dytë nuk do të vononte ku vetëm 8 minuta më pas, në të 24’-tën, Mason Mount shënon më një goditje fantastike jashtë zonës së “qershive”, duke vulosur fatet e ndeshjes.
“Blutë” arritën të shënonin dhe golin e tretë, me anë të Christian Pulisic, por goli u anullua në mënyrë të menjëhershme më anë të sistemit VAR.
Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë me lojtarët e Bournemouth që u munduan të bënin “mrekullinë”, por pa ia dalë dot të mposhtnin portierin Kepa.
Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 28 pikëve dhe momentalisht pozicionohet në vendin e 8-të në kampionat. /albeu.com