VIDEO/ Gangsterja me Porsche, i bën surprizë të dashurit në burg para SPAK-ut

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditët e fundit pranë burgut nr.313 në Tiranë. Sipas një videoje që është bërë virale në rrjetet sociale, një vajzë ka shkuar me makinë pranë burgut dhe duke hipur mbi të ka bërë më shenjë nga qelia e burgut të të dashurit me qëllim tërheqjen e vëmendjes së tij.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Vajza ka ngritur edhe muzikën e makinës, ndërsa me dritën e celularit kërkon nga qelia dikë që ta shohë, por më kot.

Gjithçka ka ndodhur para godinës së SPAK, e cila duket se bën të dridhen edhe politikanët, por jo modelin e ri të gangsterëve shqiptare me Porsche dhe të dashurin në burg. /albeu.com


Shtuar 29.08.2023 13:11