VIDEO/ Gafa e Trump: Orban është lideri i Turqisë!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump vijon fushatën e tij presidenciale, pavarësisht telasheve ligjore.

Gjatë një tubimi të fundit ai ka tërhequr vëmendje pasi gjatë fjalimit ka harruar që Erdogan është president i Turqisë dhe e ngatërron me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

“Është dikush, Viktor Orbán, keni dëgjuar ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, u shpreh Trump para mbështetësve në Nju Hempshër.

Ish-presidenti vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë. Por në realitet as Turqia dhe as Hungaria nuk ndajnë asnjë kufi me Rusinë.

Orbán është lideri autoritar i Hungarisë dhe shpeshherë lavdërohet nga Trump. Madje, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump në fushatën presidenciale të vitit 2016.

Edhe gjatë këtij viti Orban ka shprehur mbështetje të fortë për Trump duke deklaruar: ‘Hajdeni zori President, bëjeni Amerikën sërish të madhe dhe na sillni paqe’.


Shtuar 25.10.2023 11:02