Një video tronditëse ngaAl-Ahli në Gaza rreth 20 orë para sulmit të përgjakshëm me qindra të vdekur dhe të plagosur mbrëmjen e së martës, është bërë publike në rrjetet sociale.
Në këtë video, fëmijët e vegjël mund të shihen duke luajtur lojëra dhe duke kënduar, pa e ditur se në orët në vijim ky spital do të jetë objektivi i sulmit më vdekjeprurës në Gaza në 15 vitet e fundit.
The video of children playing in Al Ahly hospital earlier today. So much life and happiness wasted for lunacy of war
#Al_Ahli_Hospital_massacre pic.twitter.com/OTH2wK0M63— AshkanKalashy اشکان کلاشی (@AshkanKalashy) October 17, 2023
Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, të paktën 500 kanë vdekur nga sulmi i së martës. Pas sulmit, forcat e armatosura izraelite dhe Hamasi fajësuan njëra-tjetrën, me Tel Aviv që argumentoi se ishte një sulm nga Xhihadi Islamik.