Video e rëndë, demi vret një person gjatë festivalit në Spanjë

Një burrë ka humbur jetën pasi u godit nga një dem gjatë një festivali në Spanjën lindore, thanë sot autoritetet.

Viktima , emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u plagos në brinjë nga demi Cotinero në festivalin në qytetin e Pobla de Farnals, Valencia, të shtunën.

Ai u dërgua në spital ku dha frymën e fundit.

Shikoni videon

Një person tjetër u plagos në këmbë nga i njëjti dem gjatë ndeshjes me dema në rrugët e qytetit dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Në këto festivale, demat lihen në rrugët e qytetit, ndërsa njerëzit vrapojnë para tyre, një traditë e vërejtur në të paktën 1820 qytete në Spanjë çdo vit.

Festivalet mbeten shumë të njohura , megjithëse shumë aktivistë i përshkruajnë ato si të rrezikshme dhe brutale. Vitet e fundit është diskutuar propozimi për ndalimin e tyre.


Shtuar 24.09.2023 19:59

Tags: ,