Një burrë ka humbur jetën pasi u godit nga një dem gjatë një festivali në Spanjën lindore, thanë sot autoritetet.
Viktima , emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u plagos në brinjë nga demi Cotinero në festivalin në qytetin e Pobla de Farnals, Valencia, të shtunën.
Ai u dërgua në spital ku dha frymën e fundit.
Shikoni videon
A la Pobla de Farnals estan #OnFire 10 puntets #ByTheFace https://t.co/pyROE7V4Jx pic.twitter.com/0pRZ371xdL
— Federació Darwinista Valenciana de Bous al Carrer (@FederBousVal) September 24, 2023
Një person tjetër u plagos në këmbë nga i njëjti dem gjatë ndeshjes me dema në rrugët e qytetit dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Në këto festivale, demat lihen në rrugët e qytetit, ndërsa njerëzit vrapojnë para tyre, një traditë e vërejtur në të paktën 1820 qytete në Spanjë çdo vit.
Festivalet mbeten shumë të njohura , megjithëse shumë aktivistë i përshkruajnë ato si të rrezikshme dhe brutale. Vitet e fundit është diskutuar propozimi për ndalimin e tyre.