VIDEO/ Dy të vdekur pas aksidentit të frikshëm ku u përfshi Lamborghini dhe Ferrari

Dy persona humbën jetën pas një aksidenti të frikshëm ku u përfshinë dy supermakina.

Ngjarja ka ndodhur pranë San Giovanni Suergiu në Sardenjë më 2 tetor.

Video regjistrimi i incidentit tregon një kamper që përmbyset pasi goditet nga një Lamborghini.

Ndërsa një Ferrari Portofino M del nga rruga, rrokulliset dhe merr flakë.

Viktimat në Ferrari u identifikuan si 67-vjeçari Markus Krautli dhe gruaja e tij 63-vjeçare Melissa Krautli.

Aksidenti ndodhi gjatë një turneu të quajtur Sardinia Supercar Experience, i cili përfshinte një grup supermakinash që udhëtonin rreth ishullit.

Videoja tregon disa supermakina duke parakaluar kamperin në një rrugë me dy korsi.

Për momentin nuk është raportuar asnjë kallëzim penal për drejtuesin e Lamborghini-t i përfshirë në aksident.

Autoritetet kanë sekuestruar të dyja automjetet dhe po hetojnë incidentin, me videon e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale duke shërbyer si provë kritike./Albeu.com


Shtuar 6.10.2023 17:47