VIDEO/ Dy Lamborghini zhduken brenda pak sekondash në Boston

Punonjësit e McLaren në Boston u përballën me një pamje shumë të pakëndshme kur mbërritën në punë.

Dy Lamborghini shumë të shtrenjta dhe të rralla ishin hequr nga garazhi i dyqanit pa e vënë re askush.

Ata lajmëruan policinë, të cilët iu drejtuan kamerave të sigurisë.

Në orët e para të një dite më parë, dy grabitës iu afruan makinave të pashqetësuar, hynë si zotërinj dhe u larguan në pak sekonda.

Një video e publikuar tregon një burrë që i afrohet makinës.

Lamborghini Huracan zhbllokohet aq shpejt nga hajduti sa duket sikur ai kishte çelësin e makinës.

Më pas ulet në sediljen e shoferit dhe del nga garazhi si një zotëri.


Shtuar 5.12.2023 17:19