VIDEO/ Dëshmitarë në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, Noizy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO

Paraditen e sotme, reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrrupsion. Mësohet se ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Të lidhura

None found

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.

Tritoli ne lokalin e reperit

Grupi i Laert Haxhiut mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy.

Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini.

Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.