Dalin pamjet e frikshme të aksidentit tragjik në Durrës, ja si fluturoi Benz-i (VIDEO)

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes, duke i marrë jetën një biçiklisti dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete.

Në pamjet duket mjeti ”Mercedes Benz”, i cili lëviz me shpejtësi sketerrë dhe bën parakalim të gabuar.

Për shkak të shpejtësisë, mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të karraxhatës.

17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Sipas uniformave blu, në momentet e para pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.

 


Shtuar 4.05.2024 11:55