VIDEO/ Brenda spitalit në kampin e muxhahedinëve, disa persona të lënduar, ambulanca e pranishme

Mëngjesin e sotëm forca të shumta të Policisë së Shteti, përfshirë edhe forcat RENEA ka në zbaruar në kampin e  MEK në Manzë.

Mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Në hyrje të kampit u raportuar për tensione pasi pati rezistencë ndaj forcave të policisë.

Muxhahedinët pretendojnë se policia ka vrarë një prej ty, por policia e mohon.

Sakaq brenda ambienteve të spitalit, i cili ndodhet në kampin e MEK, shihen disa persona të plagosur dhe e pranishme është edhe ambulanca.

Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit. /Albeu.com.


Shtuar 20.06.2023 12:10