VIDEO/ Berisha sulmon sërish gjyqtaren: Irena Gjoka delinkuente dhe fytyra e vërtetë e drejtësisë sorosiane! KLGJ e mbrojti me urdhër politik

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur përpara SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte për masën detyrim paraqitje, vijoi sërish akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Ai përsëriti deklaratat se ka qenë e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, duke akuzuar edhe KLGJ-në se e ka mbrojtur.

Fjala e Berishes:

Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të  strukturuara kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

 


Shtuar 1.09.2025 11:26