Ka përfunduar me rezultatin e thellë, 5 me 2 përballja mes Atalantas dhe Spezias, në raundin e 1/8-ve, të Kupës së Italisë.
“Bergamaskët” e nisën lojën me vrull ku arritën të gjenin 2 gola të shpejtë, në minutat 10’ dhe 12’-të, të lojës, me anë të talentit anglez, Ademola Lookman. Diferenca u ngushta në minutën e 14’-të, nga Ekdal, në 2 me 1. Pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi ekipet do të shënonin secila edhe nga 1 gol, ku Hateboer shënoi në të 27-tën, minutë për Atalantën dhe Verde ngushtoi sërish diferencën në minutën e 38’-të.
Pjesa e dytë filloi si e para me dominimin e “zikaltërve”, ku arritën të shënonin dhe 2 herë të tjera në portën e Spezias. Fillimisht Hojlund në minutën e 72’-të dhe një auto-gol i Ampadu në minutën e 90’-të, vulosën rezultatin 5 me 2, me Atalantën që tashmë e sheh vetëm në raundin e çerek-finaleve, të Kupës së Italisë, ku si kundërshtarë ka “peshkuar” gjigandët e Inter. /albeu.com