Formacionet zyrtare Spezia-Inter, zikaltërit në kërkim të vendit të parë (FOTO LAJM)

Inter do të luaj pas pak si mike në fushën e Spezia, saktësisht në orën 19:00.

Zikaltërit nuk duhet të bëjnë hapa fals pasi do t’i kushtonte shumë për fitimin e Scudettos. Inter edhe pse me një ndeshje më pak, një fitore e sotme do ta kalonte në vendin e parë me vetëm një pikë para Milanit, por që kushërinjtë e tyre do të luajnë dy orë më pas, në San Siro ndaj Genoas.

Të dy ekipet e Milanos nuk kanë ndeshje të lehta edhe pse në letër duket e tillë, pasi Spezia dhe Genoa luftojnë për të qëndruar jashtë zonës së rrezikshme për të rënë nga kategoria./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare:

Shtuar 15.04.2022 17:51