Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi M.M, i cili, sipas njoftimit të policisë ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, dhe nga verifikimi me drogë-testues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.
Sa më sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.