VIDEO/ Arratiset nga burgu i sigurisë maksimale bosi i klanit të mafies puglieze

Marco Raduano 40 vjeç është arratisur nga burgu pasditen e djeshme duke kapercyer një mur rrethues me çarçafë të lidhur si litarë.

Arratisja e tij duket e mirë organizuar pasi mendohet se është ndihmuar nga bashkëpunëtorë brenda e jashtë burgut.

Marco Raduano është dënuar me 19 vite burg për trafik droge e kontrollin e marijuanës e lëndëve narkotike që mbërrinin nga Shqipëria në Puglia, fakt që kishte shkaktuar një luftë të përgjakshme atentatesh mes klaneve mafioze puglieze.

SHIKONI VIDEON 

Bosi mafioz ka nën kontroll territorin e Veste ku janë kryer dhjetra vrasje mafioze.

Ai është i njohur për aferat e drogës me grupet kriminale shqiptare.

Kontrolli i drogës që vinte nga Shqipëria u bë motivi i luftës mes klaneve mafioze të Garganos.

Nga kjo luftë u ekzekutua bosi Gianbattista Notarangelo, dhe u vunë në rivalitet klanet Raduano e Perna./Albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 20:00