Një ari që po transportohej të premten në një avion që fluturonte nga Bagdadi për në Dubai, shkaktoi vonesa pasi u arratis nga kafazi në bagazhin e ngarkesave.
Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon grabitqarin duke ecur rreth ndarjes së ngarkesave të avionit.
Një burrë shihet duke shtrirë dorën në gropë dhe duke përkëdhelur në kokë kafshën e madhe.
“Ariu u mor nga një ekip specialistësh në Dubai dhe u hoq nga avioni’’, bëri me dije kompania ajrore në një deklaratë të ndarë me CNN.
Iraq Airways këmbënguli se nuk ishte fajtor për arratisjen e kafshës, për të cilën tha se ndodhi “për arsye jashtë kontrollit të kompanisë”.
شاهد الدبّ الذي تسبّب بهلع المسافرين على متن طائرة #الخطوط_الجوية_العراقية وتأجيل رحلتهم المقرّرة لوقت pic.twitter.com/B0VE3MPi0s
— Rudaw عربية (@rudaw_arabic) August 4, 2023
Kompania ajrore tha më tej se procedurat për transportin e ariut janë kryer në përputhje me ligjin dhe me procedurat dhe standardet e miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
“Ekuipazhi i avionit u koordinua me autoritetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili dërgoi një ekip të specializuar për të qetësuar kafshën dhe për ta hequr atë nga avioni”, vazhdoi deklarata e linjës ajrore. “Pas kontrollimit të avionit dhe sigurimit që nuk kishte dëme nga ky incident, fluturimi vijoi për në Bagdad”.
Të hënën, ministria irakiane e transportit shprehu për CNN se në fakt ishin dy arinj në bordin e fluturimit, ku njëri prej tyre theu kafazin e tij.