Një video e marrë nga një kamera sigurie ku një afrikan sulmon një grua 73-vjeçare dhe mbesën e saj në Bordeaux teksa hynin në shtëpinë e tyre ka bërë bujë në Francë.
Në video, gruaja shihet duke qëndruar në hyrje të shtëpisë së saj me mbesën, kur një burrë afrikan i afrohet.
Disa sekonda më vonë gjyshja 73-vjeçare dhe mbesa e mitur hyjnë në shtëpi ndërsa burri i afrohet dhe nuk i lë të mbyllin derën.
Ai fillon t’i tërheqë dhe i shtrin në tokë.
Shocking video of violent attack on a grandmother and granddaughter by a migrant in Bordeaux, France goes viral; Netizen demand strict anti-immigration laws. pic.twitter.com/kqjeE2tFW9
— Megh Updates ?™ (@MeghUpdates) June 20, 2023
Siç bënë të ditur autoritetet franceze, autori i sulmit “të dhunshëm” të ndodhur pasditen e së hënës është arrestuar pak kohë më vonë.
Sipas të njëjtit njoftim, 73-vjeçarja është dërguar në spital e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit, arrestimi i personit, u bë i mundur falë videos dhe deklaratave të dëshmitarëve okularë./Albeu.com/